Intervista/ Babai i Naim Murselit : Sot e përjetë jam me Liridonën dhe familjen e saj
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij, nënës së dy fëmijëve të tij, flet sërish për median duke treguar detaje të reja për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën Liridona Ademaj.
INTERVISTA
Pas varrimit të Liridonës, djali juaj u arrestua nga policia
Po e vërtetë
Si e mësuat lajmin?
Është interesante dhe ju kërkoj falje atyre që e panë intervistën e parë që e bëra të varrezat. Edhe pas varrimit jam kthyer në shtëpi dhe ende nuk kisha asnjë indikacion që do të arrestohej apo është i dyshuar djali. Ai ishte arrestuar dhe askush nuk më tha se ishte arrestuar, për të mos shqetësuar.
Kam qenë për ngushëllim në familjen Ademaj. Ata më deklaruan se në intervistën e dhënë për emisionin tim, ju kishit treguar diçka të drejtë. Çfarë ju thotë sot?
Sot edhe 100 vjet, përderisa është i akuzuar djali, jam me familjen Ademaj, Liridonen e kam pjesë të familjes sa të jem gjallë. I shpreh ngushëllime gjithë kombit shqiptarë.
Vrasja e Liridonës ka prekur gjithë shqiptarët…
Jo vetëm shqiptarët, por edhe anë e mbanë. Edhe Suedinë, të gjithë njerëzit. Edhe pse nuk janë shqiptarë, i ka prekur thellë.
Çfarë mund të më thuash për marrëdhënien e çiftit?
Familja ime ka pasur dashuri të madh mes këtyre dy personave. Tani jam jam i shokuar. Këtë mund ta pohojë dhe familja Ademaj. Janë njohur me dashuri me njëri-tjetrin.
Më çfarë është marrë Liridona në Suedi??
Kur ka ardhur je i detyruar të bësh disa shkollime, duke filluar së pari me gjuhën dhe profesionin. Pastaj Liridona u punësua në një kompani që kujdesej për të moshurarit. Liridona kishte një dëshirë të hapte kompani të vetën dhe e ka hapur një kompani të suksesshëm të pastrimit.
A ka qenë ndonjëherë i sëmurë Naimi, ku i është dashur ndihma e Pacollit?
Shaban Murseli: Faleminderit që më pyete se kjo po keqpërdoret. Naimi kur ka lindur ka lindur me një defekt në zemër, është dashur të bëjë 2 operacione. Operacionin e parë kam shkuar në Zagreb.
Me çfarë punësh është marrë Naimi në Suedi?
Shaban Murseli: Është marrë me shumë punësh. Ka punuar si shitës i disa reklamave të kompanive. Ka qenë këshilltar të një kompanie të madhe sigurimesh nn Suedi.
Jeni pro versionit që ka të bëjë me sigurimin e jetës që Liridona ka pasur në Suedi?
Shaban Murseli: Nuk i besoj këtij versioni. Sigurimi është 300 mijë euro.
Djali juaj ka qenë shumë aktiv në rrjetet social, nuk shfaqet përkrah Liridonës, por përkrah VIP-ve.
Shaban Murseli: Naimi ka mijëra foto me Liridonën.
Me çfarë të ardhurash e hapi kompaninë?
Ka investuar Naimi. Liridona punonte edhe në restorant.
Naimi në vitin 2019 kishte shpërngulur në Gjermani për një kohë. Atje ka shkuar dhe Liridona, ku ndenji një muaj.
Si është e mundur që në moshën që ka Naimi të ketë kaq shumë para dhe biznese?
Shaban Murseli: Ka punuar që në moshën 14 -vjeçare.
Djali juaj ka qenë shpesh në Shqipëri në takime me politikanë të nivele të larta. Mesa di ka biseduar për investim strategjik në Shqipëri? E vërtetë është kjo?
Shaban Murseli: Po, në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra. Ka takuar Edi Ramën. Ka qenë dhe në çeljen e punimeve për aeroportin e Vlorës.
A ke dijeni në lidhje me mundësinë e borxheve?
Shaban Murseli: Ato kurrë, s’ka luajtur he s’di të luajë. Nuk është e vërtetë. Madje i ka urryer.
Kam dëgjuar se ka pasur lidhej dashurie me burrë, kjo që po shkruajnë është e tmerrshme.
Shabani Mursel tregoi se ndoshta djali i tij është kërcënuar me çështje biznesi apo dhe çështje politike.
Pse e vrau Liridonën?
Kjo pyetej është pyetje është 1 mln dollarëshe. Naimi ishte i përkushtuar ndaj Liridonës. Mos ka qenë jeta e tij në rrezik, i kërcënuar. Se përndryshe nuk ka asnjë teori tjetër. Ndoshta nga bizneset, nga politika. Atë e di ai. Ai priste avionin nga Suedia për në Kosovë, vetëm që t’i ndërronte gomat!
/ BW
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



