E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Intervista më  Michael Rubin: Drejtësia shqiptare mund të kërkojë bashkëpunim…
Lajme

Intervista më Michael Rubin: Drejtësia shqiptare mund të kërkojë bashkëpunim…

Edi Rama ka diçka që po fsheh…

Michael Rubin, ish-zyrtar në Pentagon, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV me Armela Ferkon, është ndalur edhe te afera Rama-McGonigal, ku ky i fundit u dënua për korrupsion nga kryeministri shqiptar, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij.

Pyetjes se a duhet të ketë më shumë informacion pas dënimit të McGonigal nga drejtësia amerikanë, Rubin theksoi se ‘tani që është dhënë dënimi dhe kjo çështje përfudoi me dhënien e dënimit, nqs drejtësia shqiptare ka qënë e interesuar për hollësitë e çështjes, nqs ka kërkuar bashkëpunimin e personave nën hetim, patjetër që Edi Rama ka diçka që po fsheh’.

Intervista në studio:

Ferko: Për dosjen e Uashingtonit, McGonigal ne dimë që është shpallur fajtor, ka pranuar se është korruptuar nga shqiptarët dhe madje u zbuluar linja e komunikimit që shkonte deri te kryeministri Rama. Kur ka një dënim ndaj personit që korruptohet, a duhet të ketë më shumë informacion edhe për korruptuesin në këtë rast?

Rubin: Do të ishte një kërkesë e natyrshme dhe e arsyeshme. Tani që është dhënë dënimi dhe kjo çështje përfudoi me dhënien e dënimit, nqs drejtësia shqiptare ka qënë e interesuar për hollësitë e çështjes, nqs ka kërkuar bashkëpunimin e personave nën hetim, patjetër që Edi Rama ka diçka që po fsheh dhe me siguri që nuk mund ta bëjë këtë kërkesë.

Kur nuk keni zgjedhje që nuk i bëjnë politikanët përgjegjës, shtypi i lirë i bën këta politikanë përgjegjës. Mbase Edi Rama ka diçka për të fshehur, mbase nuk ka, por nqs atij nuk i vijnë pyetjet nga diplomatët dhe nga gjyqtarët, pyetjet atij duhet t’i vijnë nga gazetarët.

Duke u ndalur te aktiviteti i saj si diplomate në Tiranë, Rubin theksoi se ambasadorë amerikanë si Yuri Kim që mbështet një grup politikanësh në vend që të mbështesë të gjithë vendin dhe të mbështesë një parti në vend të të gjithë sistemit politik, e dëmton imazhin e ShBA.

Rubin: Shqipëria ka qënë ‘pro’ amerikanë sepse ne kemi vlera të përbashkëta që kanë lidhje me lirinë dhe çfarë ka realizuar Shqipëria pas ‘Luftës së Ftohtë’, ka qënë e mrekullueshme.

Vlerat tona reciproke nuk duhet të përfshijnë abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin dhe kudo ku kam parë ambasadorë amerikanë si Yuri Kim që mbështet një grup politikanësh në vend që të mbështesë të gjithë vendin dhe të mbështesë një parti në vend të të gjithë sistemit politik, e dëmton imazhin e ShBA, prandaj mendoj se një qeverisje e mirë dhe një diplomaci e paanshme, duhet të jenë në interesin e sigurisë kombëtare të ShBA.

Ai ka vënë në dukje se ambicia e saj për t’u emëruar ambasadore në Turqi ka ndikuar në vendimet dhe sjelljen e saj si ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit dhe gjatë shërbimit në Shqipëri. Rubin gjithashtu ka përmendur se, sipas burimeve të tij, Kim është kritikuar për deklarata të pasakta dhe përfshirje në disa situata të diskutueshme. Ai ka ngritur shqetësime rreth perceptimit të saj në qarqe ndërkombëtare, duke përfshirë raportimet për skandale personale. Ndër të tjera, Rubin theksoi se veprimet e Yuri Kim shpesh kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si ajo është parë nga kolegët dhe vendet ku ka shërbyer.

Rubin:

Si pjesë e punës sime, unë shpenzoj shumë kohë jashtë vendit, veçanërisht në Mesdheun Lindor, por gjithashtu shpenzoj kohë edhe në vende të tjera, si në Kore, Tajvan dhe Azi.

Gjatë diskutimeve të mia dhe kërkimeve që bëj në këto zona, unë takohem me diplomatë amerikanë. Si amerikan që jam, nuk jam pjesë e qeverisë amerikane, megjithatë, nuk bëj vetëm një bisedë të thjeshtë informale, por mund të bëj edhe një diskutim informal duke pirë një birrë dhe duke folur për çfarë po ndodh.

Kam shumë miq nga universiteti, të cilët janë diplomatë amerikanë. Ata janë pak a shumë në të njëjtën moshë si Yuri Kim dhe kemi miq të përbashkët.

Kështu, si analist i politikave në Uashington DC, përpiqem gjithashtu të kuptoj se çfarë po ndodh në Departamentin e Shtetit dhe sesi këto mund të ndikojnë tek politikat amerikane, sepse kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ka dy anë: është ana amerikane dhe është gjithashtu ajo palë tjetër, apo ajo anë tjetër me të cilën përfshihen amerikanët.

Ajo që më ka habitur gjatë periudhës që kam punuar në Uashington, por edhe gjatë udhëtimeve në Mesdheun Lindor dhe në Oqeanin Paqësor, ka qenë se emri Yuri Kim ka dalë në kontekste nga më të ndryshmet. Shumë shpesh ato nuk kanë qenë pozitive.

Pika e fundit që dua të them është se pasi Yuri Kim ishte larguar nga Shqipëria, pikërisht në atë moment, nuk dija të gjitha hollësitë e periudhës së saj kur ajo kishte qenë ambasadore këtu.

Më pas, Yuri Kim doli në faqet e para të gazetave, ku kishte dhënë dëshminë e saj para Kongresit, përpara pushtimit të Azerbajxhanit nga Nagorni Karabak, dhe ajo qëndroi atje para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, që merret me politikën e jashtme dhe është përfaqësuesi më i lartë. Ajo tha se nën asnjë rrethanë nuk do të lejonim spastrimin etnik të Nagorni Karabakut.

Pas 4 vitesh, Azerbajxhani bëri një spastrimin etnik të Nagorni Karabakut dhe njerëzit po shikonin Yuri Kim dhe po thonin se si ka mundur të gabojë kaq rëndë.

Ajo që thanë shumë njerëz pas kuintave në Departamentin e Shtetit, kolegët e saj, ishte se Yuri Kim ishte aq ambicioze saqë ajo donte të bëhej ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Turqi, saqë lejoi që pikërisht ajo që tha të përcaktonte sjelljen e saj, jo vetëm si ndihmës sekretare në detyrë, por edhe gjatë periudhës së saj dhjetëvjeçare si ambasadore në Shqipëri.

Arsyeja pse nuk u bë ambasadore në Turqi është se në Departamentin e Shtetit ka dy lloje ambasadorësh: janë ambasadorët e karrierës që kanë shërbyer edhe në Shqipëri dhe Yuri Kim është anëtare e Shërbimit të Jashtëm Amerikan, por gjithashtu janë edhe të asistuarit e presidentit, persona që kanë asistuar presidentin.

Turqia tradicionalisht ka qenë një vend ku ambasadori në Ankara, njësoj si ambasadori i SHBA-së në Tiranë, vinte nga shërbimi profesional jashtë, por gjatë administratës së fundit të Joe Biden, kjo gjë ndryshoi, duke u kthyer thjesht në një emërim politik.

Joe Biden emëroi një ish-senator nga Arizona, Jeff Blake, dhe e emëroi sepse donte të shprehte falënderimet për Jeff Blake.

Unë nuk takohem vetëm me zyrtarë amerikanë apo koreanë, por takohem edhe me akademikë, dhe ajo që mësova ishte se si koreanët e konsiderojnë politikën amerikane. Shumë persona më thanë se kur Yuri Kim ishte një ndihmës i ri, pra kur ishte asistente, ajo shkonte në Kore dhe koreanët e kishin përmendur emrin e saj pa e ditur se unë e njihja dhe më thanë se kishte disa skandale personale të saj. Por unë nuk do të hyj në detaje për këtë, dhe koreanët për këto skandale kishin regjistrime audio dhe video.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.