Invalidi kosovar me BMW X 5 në Zvicër
Një 47-vjeçar shqiptar nga Kosova ka përfituar për rreth 10 vite pa të drejtë pension invalidi në Zvicër.
Ai i ka sjellë konkretisht 420 mijë franga dëme buxhetit zviceran.
SI NISI HISTORIA?
Burri nga Kosova pësoi aksident në vitin 2000 në Zürich-Altstetten dhe kërkoi dëmshpërblim për dëm fizik, pasi vuante nga dhimbja kronike e shpinës dhe kokës.
Gruaja e tij kishte deklaruar para mjekëve se përkujdesej për të si për një fëmijë dhe se ishte i paaftë për punë.
Kështu ai jo vetëm që përfitoi pension, por dy komunat e tij rezidenciale i paguanin atij shërbime shtesë në aglomeratin e Zyrihut.
AKUZAT FILLUAN NGA VITI 2008
Në tetor të vitit 2008, një person anonim u paraqit në zyrën për përfitimin e pensionit të invalidit dhe tregoi se burri nga Kosova prej pesë vjetësh punonte në të “zezë” si bodyguard/roje në një diskotekë.
Zyra për invalidët vendosi një detektiv privat për të vëzhguar privatisht 47-vjeçarin. Aty u zbulua se ai shkonte rregullisht për pushime në Kosovë, ngiste automjete luksoze, kishte vizituar rivieren egjiptiane dhe turke e ndërsa në vendlindje kishte ndihmuar një të afërm për të ndërtuar një shtëpi.
Përfituese e ndihmës sociale kishte qenë edhe bashkëshortja e tij, që përpos kësaj, punonte si parukiere. Së bashku, edhe pse përfitues të ndihmave të pensionit të invalidit, ata ngisnin makina të shtrenjta të tipit X5.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



