E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Investime luksi në kohë krize, miliona euro për instalacione, satelitë e pista garash
Publik News

Investime luksi në kohë krize, miliona euro për instalacione, satelitë e pista garash

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku u zotuan se do të marrin masa për të ulur 1 përqind konsumin e energjisë elektrike në institucionet shtetërore, nga e cila arka e shtetit do të kursejë 28 milionë euro në vit. Shuma që pritet të kursehet nga kjo masë e qeverisë është minimale.

Kjo shumë mund të arrihej shumë më lehtë dhe në një kohë shumë të shpejtë, në rast se qeveria do të hiqte dorë nga disa projekte luksi, të prezantuara së fundmi.

Pak ditë më parë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli tenderin për ndërtimin e një instalacioni druri në oborrin e kryeministrisë, me vlerë 4 milionë euro. Ky oborr luksoz nuk i jep asnjë zgjidhje krizës ekonomike të qytetarëve, por mund t’i shërbejë vetëm kryeministrit për të shlodhur shqisat.

Po ashtu, në fillim të kësaj jave, Agjencia Kombëtare e Mbikwqyrjes Civile, një strukturë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, shpalli rezultatet e tenderit 6 milionë dollarë për mbikëqyrjen satelitore të territorit të vendit.

Siç ka deklaruar më herët kryeministri Edi Rama, satelitët do të përdoren për të kontrolluar territorin dhe për të identifikuar në kohë zjarret apo përmbytjet. Në fakt, Shqipëria ka një territor aq të vogël, sa nuk është e nevojshme që emergjencat mjedisore të shihen nga një sy teknologjik në qiell. Situatat me zjarret dhe përmbytjet kanë dëshmuar se Mbrojtja Civile ka nevojë emergjente për helikopterë dhe jo satelitë.

Në cirkun e shpenzimeve luksoze qeveritare në këtë kohë krize zë një vend të rëndësishëm edhe ndërtimi i një piste auto-moto në Elbasan. Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të mbyllë së shpejti procedurat për infrastrukturën mbështetëse të këtij projekti.

Shpenzimet paraprake për ngritjen e argjinaturave të Shkumbinit në krah të vendit ku do të ngrihet pista janë rreth 13 milionë euro, ndërkohë që ende nuk dihet se sa do të kushtojë vetë terreni sportiv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.