E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Inxhinieri ‘zbërthen’ situatën: Ja pse u shemb aksi Librazhd-Prrenjas
Lajme

Inxhinieri ‘zbërthen’ situatën: Ja pse u shemb aksi Librazhd-Prrenjas

Inxhinieri me përvojë Xhevair Ngjeqari e lidh situatën e krijuar në akset rrugore të Juglindjes me mungesën e kontrollit teknik dhe me projekte infrastrukturore që, sipas tij, paraqiten vetëm formalisht gjatë procedurave të tenderimit.

Duke komentuar problematikën e krijuar në zonën e Arrat e Gurrës, ai theksoi se fenomenet e rrëshqitjeve të mëdha të dheut nuk janë të pazakonta dhe kanë ndodhur historikisht në disa zona të vendit. Megjithatë, sipas tij, dëmtimi i fundit i rrugës ishte i parashikueshëm.

Ngjeqari u shpreh se problemet e krijuara lidhen drejtpërdrejt me mungesën e verifikimeve teknike të projekteve.

Sipas tij, nëse projektet infrastrukturore do t’i nënshtroheshin kontrolleve të plota teknike – të paktën në tre faza, siç ndodhte më parë – dëmtimi i rrugës dhe i urës në këtë segment mund të ishte shmangur.

Inxhinieri sqaroi se zona e njohur si Gurët e Murrizit, rreth 1.65 kilometra mbi segmentin që del nga Dragostunja dhe lidhet me korridorin qendror, ka pasur historikisht probleme me rrëshqitje të dheut, për shkak të strukturës gjeologjike të terrenit.

Ai theksoi se projekti i rrugës duhej të ishte shoqëruar me studime të detajuara gjeologjike dhe kontrolle të vazhdueshme teknike. Sipas tij, sot shumë projekte që hyjnë në tender realizohen në mënyrë formale, pa analizat e nevojshme që garantojnë qëndrueshmërinë e veprës.

Ngjeqari shtoi se nuk mund të flitet vetëm për fatkeqësi natyrore, pasi një pjesë e problemeve lidhen drejtpërdrejt me mungesën e kontrollit dhe të studimeve paraprake.

Në fund, ai ngriti edhe shqetësimin për mënyrën se si menaxhohen projektet e infrastrukturës në vend, duke theksuar se investimet në rrugë janë ndër sektorët më të rëndësishëm financiarë dhe shpesh shoqërohen me përfitime të mëdha nga tenderat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.