E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irani kërcënon: Kemi drone që shmangin radarët, mund të godasin bazën e MEK në Shqipëri
Publik News

Irani kërcënon: Kemi drone që shmangin radarët, mund të godasin bazën e MEK në Shqipëri

Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”.  Ky është titulli i artikullit të datës 1 tetor i publikuar në median “Iran Front Page”, e cila citon një shkrim të gazetës qeveritare iraniane.

Në shkrimin e gazetës thuhet se “Irani posedon mjete ajrore pa pilot (UAV) që shmangin radarët, të cilat mund t’i përdorë për të goditur bazën e opozitës iraniane në Shqipëri”.

“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, shtoi e përditshmja iraniane.

Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri ka rolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të Iranit.

“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”, thuhet ndër të tjera në shkrimin, i cili përmban një retorikë kërcënuese ndaj vendit tonë.

Sjellim në vëmendje se që pas sulmeve kibernetike, marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Shqipërisë janë prishur. Madje qeveria shqiptare mori një vendim për të dëbuar të gjithë trupën diplomatike të Iranit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama akuzon qeverinë e Iranit se qëndron pas sulmeve kibernetike të sistemit online te vendit tone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.