Irani nis sulmin raketor ndaj Izraelit (Video)
Irani ka nisur një tjetër sulm ajror ndaj izraelit pas atij të muajit prill.
Ashtu sikundër u paralajmëruar nga inteligjenca amerikane pak më herë, Teherani nuk ka humbur koha dhe ka vendosur të hakmerret mbi nisjen e ofensivës në Liban ndaj Hezbollahut.
Sipas medive të huaja, raketat janë nisur dhe në Tel Aviv janë ndezur sirenat e alarmit. Ndërkohë në Jeruzalem janë dëgjuar shumë shpërthime.
Mediat izraelite raportojnë se mbi 100 raketa janë lëshuar kundër vendit në tërësi. Ndryshe nga sulmi i parë, këtë herë Irani ka lëshuar raketa balistike dhe ato për 12 minuta janë mbi Izrael. “Sky News” raporton se sulmi tani është më agresiv se ai i muajit prill.
Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael. Deri më tani sitemi mbojtës i Izraelit po funksionon dhe raketat shpërthejnë në ajër.
Mediat iraniane po raportojnë se një deklaratë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) pritet së shpejti pas fillimit të sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit.
Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden ka thirrur një takim me zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe këshilltarët e tyre përkatës të sigurisë kombëtare. Biden dhe Harris “shqyrtuan statusin e përgatitjeve të SHBA-së për të ndihmuar Izraelin të mbrohet kundër sulmeve dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



