E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irina Shayk vendosi të flasë për ndarjen me Bradley Cooper
Publik News

Irina Shayk vendosi të flasë për ndarjen me Bradley Cooper

Pasi gjërat nuk po funksionin më mes tyre, dyshja mori vendimin t’i jepte fund marrëdhënies nga e cila kanë edhe një vajzë 2-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper.

Për herë të parë për ndarjen nga Cooper, Irina foli në numrin e ri të “Vouge” britanik.

Modelja shprehet se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të eksplorojnë territoret e reja pa njëri-tjetrin.

“Besoj se në një marrëdhënie, ti sjell më të mirën dhe më të keqen tënde, është thjesht natyra njerëzore. Dy njerëz të mirë s’kanë pse të jenë një çift i mirë.”- u shpreh ajo.

Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën.

“Eshtë shumë e vështirë të gjej balancën mes të qenit nënë, një femër që punon dhe që mban shtëpinë. Ka ditë që zgjohem dhe them “Oh Zot, nuk di çfarë të bëj! Po rrëzohem!”- rrëfeu modelja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.