“Iris Luarasi o kurvë”, Dea Mishel del në mbrojtje të aktivisteve
Përplasja mes deputetes socialiste Iris Luarasi dhe dy aktivisteve, të cilat e filmuan me celular dhe e akuzuan publikisht si “hajdute”, ka vijuar të shkaktojë reagime edhe një ditë pas incidentit.
Pas ngjarjes, deputete socialiste kanë dënuar ashpër sulmet ndaj koleges së tyre, duke kërkuar që institucionet të marrin masa ndaj personave të përfshirë.
Në këtë debat është përfshirë edhe influencerja Dea Mishel Hoxha, e cila ka dalë në krah të dy aktivisteve dhe ka kundërshtuar mënyrën se si është cilësuar incidenti me Luarasin.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha argumenton se rasti nuk duhet trajtuar si një sulm verbal me bazë gjinore, duke bërë dallimin mes ofendimeve personale dhe kritikave politike.
“Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje, Iris, është i një natyre tërësisht tjetër. Ato vajza që të quajnë vegël qeverie dhe hajdute, nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria ku ti bën pjesë”, shprehet ajo.
Duke iu referuar reagimeve për incidentin, Dea Mishel e cilëson të gabuar përdorimin e kauzës së feminizmit për të mbrojtur një përplasje politike.
“Është e turpshme që një njeri të përdorë kauzën dhe ta shtrembërojë sipas vetes”, shprehet influencerja.
Hoxha ka reaguar edhe përmes përshkrimit të videos, duke e cilësuar atë si një mesazh për feminizmin dhe sigurinë e vajzave në Shqipëri.
“Pak leksion për feminizmin dhe për sigurinë e vajzave në Shqipëri. Çdo vajzë duhet të reagojë për këtë rrëmbim dhe dhunë që është ushtruar dje nga policia! Është e frikshme! Mos u bëni feministe sa për klikime! Reagoni kur duhet!”, shkruan ajo.
“Iris Luarasi o kurvë. Ky është një shembull i dhunës me bazë gjinore, ose ndryshe antifeminizmit. Të sulmosh një grua në moral, në parim, në dinjitet, në diçka shumë personale.
Nëse do të ishe ofenduar në këtë mënyrë si feministe, do të të mbroja dhe unë. Sulmi verbal që ka ndodhur ndaj teje Iris, është i një natyre tërësisht tjetër.
Ato vajza që të quajnë vegël qeverie dhe hajdute, nuk janë antifeministe. Ato janë dy protestuese të pakënaqura nga qeveria ku ti bën pjesë.
Është e turpshme që një njeri të përdore kauzën e ta shtrembëroje sipas vetes”shprehet Dea Mishel Hoxha në një video-mesazh të shpërndarë në rrjet, pasditen e sotme, një ditë pas incidentit të ndodhur mes Luarasit dhe aktivisteve.
Poshtë postimit të sja të bërë pasditen e sotme Dea Mishel shkruan se video në fjalë shërben si leksion për feminizmin.
“Pak leksion per feminizmin dhe per sigurine e vajzave ne Shqiperi. Cdo vajze duhet te reagoje per kete rrembim dhe dhune qe eshte ushtruar dje nga policia! Eshte e frikshme! Mos u beni feministe sa per klikime! Reagoni kur duhet!” shkruan influencerja.
Përplasja mes Luarasit dhe aktivisteve ka hapur kështu një debat më të gjerë në rrjetet sociale, ku krahas incidentit konkret po diskutohet edhe përdorimi i kauzave feministe në përplasjet politike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



