Moti i keq sjell problematika në Vlorë, trageti nuk ankorohet në port! 77 persona në bord
Moti i keq ka sjellë disa problematika në qytetin bregdetar të Vlorës.
Një prej trageteve të linjës Brindisi-Vlorë, nuk ka mundur dot të ankorohet në kalatat e portit në qytetin bregdetar.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se trageti, për shkak të motit nuk është nisur sipas programit dje në darkë por sot mëngjes.
Në bordin e tragetit, kanë mbetur të bllokuar 77 persona.
Një ditë më parë, autoriteti portual i Vlorës njoftoi për përkeqësimin e motit dhe ndalimin e lundrimit për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



