E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti demokrat  pretendent për  bashkinë e Tiranës: Sfida ime pas 25 prillit është pushteti lokal
Lajme

Ish-deputeti demokrat pretendent për bashkinë e Tiranës: Sfida ime pas 25 prillit është pushteti lokal

 

Ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani u la jashtë listave të kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha në një intervistë për A2CNN se vendimi për të mos kandiduar ishte diskutuar më parë dhe ka patur miratimin e palëve.

Bogdani u shpreh se sfida e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit do të jetë bashkia e Tiranës, pasi në PD ka nisur puna edhe për zgjedhjet vendore.

“Ka qenë një proces i gjatë, që nisi nga sita e anëtarësisë deri në miratimin e vendimit. Ka pasur një diskutim, ka pasur një dakordësim dhe të gjithë do të jenë të angazhuar në fushatë. Sfida ime është pushteti lokal dhe bashkia e Tiranës mbas 25 prillit, por ajo që është e rëndësishme aktualisht është sfida e 25 prillit, sepse rëndësi ka që të ndryshojë kjo qeveri dhe jo thjesht një rrotacion, por një ndryshim real.

Ka nisur puna edhe për zgjedhjet vendore të ardhshme, pasi sfidat vijnë njëra pas tjetrës. Herën e fundit nuk patëm zgjedhje vendore, patëm një votim mekanik njëpartiak. Unë besoj se pas kësaj do të kemi shqyrtimin e Kushtetueses, por sot data më e rëndësishme është 25 prilli”, tha Bogdani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.