Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të ardhur në faqen e tij të Facebook-ut.
Berisha shkruan se për ish-deputetin socialist në Lezhë, Arben Ndoka nuk ekziston ligji.
Në foton e dërguar nga qytetari digjital shihet një banderolë e PS-së ngjitur në fasadën e një pallati.
Në bazë të marrëveshjes Rama-Basha është e ndaluar ngjitja e posterave, banderolave apo materialeve të tjera të fushatës elektorale përveçse në zyrat elektorale të partive përkatëse.
Postimi i Berishës në Facebook:



