E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit
Lajme

Ish-deputeti i PD-së përcillet për në banesën e fundit

Kanë përfunduar homazhet në Kuvend në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).

Gerti Bogdani homazhe kuvend

Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të ish-deputetit demokrat u organizua në Parlamentin e Shqipërisë. Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend rreth orës 10:00.

Familjarë, miq, kolegë dhe politikanë nga të dyja kahet politike, i dhanë lamtumirën e fundit ish-politikanit të ndjerë.

Pas përfundimit të homazheve, rreth orës 12:50, Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.

Seanca parlamentare që ishte programuar të niste të enjten në orën 10:00 është shtyrë në orën 17:00.

Ndërkohë, Partia Demokratike njoftoi se në nder të Gert Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.

Gerti Bogdani homazhe kuvend1Gerti Bogdani homazhe kuvend3Gerti Bogdani homazhe kuvend4Gerti Bogdani homazhe kuvend5Gerti Bogdani homazhe kuvend6Gerti Bogdani homazhe kuvend7Gerti Bogdani homazhe kuvend8Gerti Bogdani homazhe kuvend9

homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (37)liri berisha argita malltezilinda rama homazhe gerti bogdani kuvend3Gerti Bogdani homazhe kuvend10Fabiola Hysenbelliu homazhet-GertiBogdani1-Edliracepani (11)c17d40ac0847d18b6d9b67a52100e4abdd46286e0f6ff7a947889332ab3840179cbe805f9bae0fb159a3c0deede5677b991f90c5f9b36b49b420bf0907981710

homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (1)homazhet per gerti bogdanin-19shtator2024 (2)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.