Ish-deputeti i PD shpërthen ndaj Këlliçit: SPAK t’i hetojë pasurinë!
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka ironizuar deklaratat e deputetit Belind Këlliçi, i cili pas paraqitjes së tij në SPAK e cilësoi thirrjen si të lidhur me një çështje dytësore.
Këlliçi u mor në pyetje për rreth 90 minuta në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të hetimeve që lidhen me financimin e Kuvendit të Rithemelimit të Sali Berishës, të zhvilluar më 11 dhjetor 2022. Megjithatë, sipas Murrizit, përdorimi i termit “çështje periferike” nuk qëndron, për aq kohë sa ekziston një denoncim dhe një procedim në verifikim.
Murrizi theksoi se SPAK nuk thërret persona pa arsye dhe se çdo individ që ka dijeni ose ka qenë pjesë e një procesi të tillë duhet të japë shpjegime të plota. Ai shtoi se, ndonëse ekzistojnë padi të ndërsjella mes palëve, mungesa e një njoftimi zyrtar nga SPAK lë vend për interpretime dhe spekulime.
Duke u ndalur te thelbi i çështjes, Murrizi kërkoi që hetimi të mos jetë selektiv, por i plotë dhe i shterueshëm. Sipas tij, SPAK duhet të verifikojë jo vetëm rrethanat e denoncimit, por edhe pasurinë e Belind Këlliçit, duke e thirrur dhe hetuar konkretisht për burimin dhe ligjshmërinë e saj.
“Si është çështje periferike kur të kam thirrur çdo person që ke dijeni ose që ke qenë pjesë? Kanë disa padi njëri-tjetrin këta, unë nuk e di ekzakt përderisa nuk ka një deklaratë zyrtare. SPAK duhet të dalë për një njoftim për çfarë ka qenë. Aty ka pasur një denoncim dhe për hetim pasuror dhe për vetë Belindin. Duhet ta thërrasësh për ta hetuar për pasurinë që ka”,- tha Murrizi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



