Ish-deputeti oligark që po betonizon lumin Erzen
Pak ditë më parë JOQ Albania publikoi një video ku dukej betonizimi i shtratit të lumit Erzen nga një kompani oligarkike.
Bëhet fjalë për një urë që do ndërtojnë pronarët e Flumen Park, resortit që i zuri frymën lumit dhe i ndali rrjedhën duke ia zëvendësuar atë me ujë të ndenjur pishinash.
“Une shkoj shpesh aty dhe heren e fundit qe isha si pasoje e punimeve lumi ishte thare e kishin lene vec nje pjese pothuajse si përrua”,-denoncon qytetari për JOQ.
Kamionë të shumtë gjenden në këtë zonë dhe janë filmuar shpesh duke mbledhur materiale nga lumi.
Pas një investigimi të thjeshtë nga JOQ, mësohet se bëhet fjalë për resortin e Ndue dhe Nikolin Shpanit që po shkatërron rrjedhën e lumit.
Ndue Shpani është ish-deputet i PDK dhe është përfitues i një sërë tenderash me vlerë të majme nga qeveria shqiptare. I vëllai Nikolin Shpani në vitin 2019 u arrestua nga Prokuroria e Tiranës si pasojë e zbulimit të një skeme të gjerë mashtrimi, specifikisht për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Për shkak të kësaj marifeti, Nikolin Shpani arriti të përfitonte një shumë prej 90 milionë lekësh nga rimbursimi i TVSH. Kjo veprimtari e paligjshme solli pasoja të rënda, pasi i shkaktoi një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.
Vëllezërit oligarkë janë zotërues të kompanisë së tyre Ulza dhe një koncesioni PPP, atij të hidrocentralit Bisak./ JOQ
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



