E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-drejtoresha e tenderave në ARRSH  merret  e pandehur nga SPAK
Publik News

Ish-drejtoresha e tenderave në ARRSH merret e pandehur nga SPAK

Akuza për korrupsion në rrugën Kardhiq-Delvinë

Elona Gogo,e cila u mor e pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është motra e Dallëndyshe Bicit, drejtoreshës së IKMT.

Gogos i është komunikuar dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila në finale të një hetimi 3 vjeçar zbuloi shkelje të kryera në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas SPAK Elona Gogo, ish-kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me ligjin skualifikoi nga gara kompaninë Gjoka, duke favorizuar atë fituese.

Burimet konfirmuan se Gogo, e cila ka mbajtur pozicione të ndryshme ne administratën publike dhe institucione të rëndësishme shtetërore, u paraqit në institucionin e akuzës dy ditë më parë e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj. Pasi është njohur me aktet, ka deklaruar se brenda afatit 10 ditor do të paraqesë argumentet e saj kundër akuzës.

Për të njëjtin tender, pritet t’i komunikohet akuzë edhe ish-drejtoreshës së autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.