E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U shkarkua dje, arrestohet ish-drejtori i burgut të Drenovës
Lajme

U shkarkua dje, arrestohet ish-drejtori i burgut të Drenovës

Ish drejtori i burgut i Fushë Krujës, Durim Toska është arrestuar në Pogradec, vetëm 1 orë pas shkarkimit nga detyra.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Drejtësisë thotë “ministri Ulsi Manja e ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cenuara nga Durim Toska”.

Vendimi, thuhet në njoftim, vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Durim Toska është arrestuar me akuzën e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje.

Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë.

Toska është arrestuar nga policia e Pogradecit aty ku kishte familjen dhe pas njoftimit për dhunë në familje në banesë i është gjetur një pistolete pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.