E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryebashkiaku e përplasi me “Benz”, ky është 17-vjeçari që humbi jetën
Lajme

Ish-kryebashkiaku e përplasi me “Benz”, ky është 17-vjeçari që humbi jetën

Elio Hamiti, personi që shihni në foton e mëposhtme është 17-vjeçari i cili ka humbur jetën pasi është përplasur nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

17-vjeçari po shkonte në stacionin e autobusit, kur Bollano e përplasi me mjetin e tij tip “Benz”. Ish-kryebashkiaku i Himarës ka deklaruar në polici se i riu është hedhur përpara makinës, por një version i tillë nuk i ka bindur ekspertët të cilët shoqëruan Bollanon në Komisariat. Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se goditja ka qenë tepër e fortë.

Kujtojmë se 17-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Traumës mbrëmjen e kaluar por për shkak të gjendjes tejet të rënduar humbi jetën në mesnatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.