E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri britanik Johnson nuk është më as deputet
Bota

Ish-kryeministri britanik Johnson nuk është më as deputet

Boris Johnson, ish-kryeministri i Britanisë,  jep dorëheqjen si deputet.

Ai ka akuzuar hetimin në lidhje me skandalin Partygate si një përpjekje për ta përzënë nga politika.

“Ata ende nuk kanë prodhuar asnjë copë provë që unë me vetëdije ose pamaturi mashtrova Dhomën e Komunëve”, tha ai. 

Ai tha se ishte “i hutuar dhe i tmerruar” pasi mori një letër nga komiteti, i cili po heton skandalin. 

Johnson tha se letra e bëri të qartë, se ata ishin të vendosur të përdornin procedurat kundër tij për ta larguar nga Parlamenti britanik. 

“Sot i kam shkruar shoqatës sime në Uxbridge dhe South Ruislip për të thënë se po tërhiqem menjëherë dhe do të nxis zgjedhje të menjëhershme. Më vjen shumë keq që largohem nga zona ime e mrekullueshme. Ka qenë një nder i madh t’u shërbeja atyre”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.