E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri thirrje Ramës: Hajde dil këtu me Sali Berishën, mos përdor fjalor halabaku shesh më shesh. Ku i more paratë që ndërtove sarajet?
Politikë

Ish-kryeministri thirrje Ramës: Hajde dil këtu me Sali Berishën, mos përdor fjalor halabaku shesh më shesh. Ku i more paratë që ndërtove sarajet?

Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyetti i Matit i ka bërë një thirrje të hapur Edi Ramës për ballafaqim, ku citoi ‘të vijë këtu  ai që nga sheshi më shesh përdor fjalor halabaku’.

berisha

Berisha tha se kryeministri Rama nuk pranon ballafaqim pasi ka firmosur mijëra vjedhje, dhe kërkon të shmangë vëmendjen në kohë fushate duke sulmuar kundërshtarët me fjalor të padenjë.

“Kandidatë tanë janë të gatshëm të përballen me kundërshtarët e tyre, i them Edi Ramës që kalon nga takimi në takim me një fjalor të padenjë, tipik për halabakët i them hajde këtu në Mat. Ja ku janë këta qytetarë, dil këtu me Sali Berishën dhe t’u faktojmë qytetarët se nuk po hy në ato që kemi realizuar por se kush ka përdorur pushtetin për tu pasuruar. Cili nga ne të dy ka përdorur pushtetin për pasuri, por nuk del nuk ia mban. Edhe unë kam familjarë dhe ai, dalimi është si nata me ditën, unë mund ti numëroj atij me 100 mijëra euro të fituara në mënyrë të padrejtë, nga bazhanaku i tij në konflikt interesi. Të shkojë aty ku e ka vendin, dhe unë kam qeveris 8 vite, të gjejë një tender ku kanë fituar familjarët e mi. Ai nuk del dot, se ai thotë kam firmosur fap fap dhe unë i them, hajde këtu se çfarë ke firmosur, sesi vjedh vetëm me djegësat 420 milionë euro, kurse unë kam firmosur mbi 7 mijë vendime por asnjë fap fap por duke menduar 7 herë dhe firmos 1 herë. Nuk vjen dot as ne studio, por kalon nga sheshi në sheh me gjuhë të turpshme dhe mendon  se do habitësh qytetarët me fjalorin tënd prej alabaku”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.