E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministrin Sali Berisha u pëtfaqësua me  avokat, ndërpritet seanca
Lajme

Ish-kryeministrin Sali Berisha u pëtfaqësua me avokat, ndërpritet seanca

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është ndërprerë dhe raportohet se do të rinisë në orën 18:00, pasi mbrojtja e tij ka kërkuar kohë të njihet me aktet.

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, avokati i tij Genci Gjokutaj ka mbërritur pranë ambienteve të gjykatës.

Po ashtu mësohet se edhe avokati Sokol Mengjezi ndodhet në gjykatë me prokurë të posaçme në mbrojtje të ish-kryeministrit Berisha

Berisha zgjodhi të mbajë një konferencë me gazetarët në orarin e caktuar nga GJKKO për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Kujtojmë se dje Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.

“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.