E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri i Drejtësisë: Çfarë lesh reforme quhet kjo?! KLGJ nuk ka b***ë të zbatojë Kushtetutën
Publik News

Ish-ministri i Drejtësisë: Çfarë lesh reforme quhet kjo?! KLGJ nuk ka b***ë të zbatojë Kushtetutën

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pasi KLGJ shtyu vendimin për kreun e KED, Ardian Dvorani, për të cilin presidenti Ilir Meta thotë se duhet të ishte larguar nga detyra tashmë. Manjani thotë se institucioni i ri i reformës në drejtësi nuk zbaton Kushtetutën e Republikës që thotë qartë se “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .

E shton më tej ‘se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!’.

POSTIMI I MANJANIT

Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë me demek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.

Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!

Kushtetutën, jo interpretimet rreth saj, as të Presidentit po deshën, por të Gjykatës Kushtetuese e kanë me detyrim.

Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që “Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet” .

Pra vetëm 9 vjet! Jo 9+ sa ti dojë qejfi vetë gjyqtarit!!! Çfarë logjike është kjo?!

Është krejt e thjeshtë dhe e qartë është kjo punë. Aritmetikë e klasës së katërt. Thjesht në numërojnë sa vite ka në detyrë gjyqtari Ardian Dvorani.
Se ç’punë ka USAID e EURALIUS të japë mendim mbi qëndrimet zyrtare të shtetit, këtë vetëm KLGJ e di!!!!

Si ka mundësi që disa ekspertë pa emër e pa cv, të paguar për t’i shërbyer qeverisë na zëvendësokan Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese e madje edhe vetë KLGJ?!

Po ti kërkojnë mendim Komisionit të Garancive Statutore të PS më mirë.
Edhe juristët e Kryeministrisë, të Kodifikimit po e po, janë më bindës sesa USAID e EURALIUS.

Çfarë lesh reforme quhet kjo?!

Pa shpresë…!

Manjani-fb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.