Ish-ministri i Drejtësisë Manjani: Procesi i montuar ndaj Tahirit është i gabuar, publikut më shumë se koka e tij i duhet….
“Proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar”. Keshtu shkruan sot ish-ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, teksa shkruan se ajo qe po ndodh eshte nje proces qe po fshin te verteten.
Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Manjani shkruan se me pare duhet te hetoheh me detje gjithe procesi i kanabizimit te vendit.
“Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm! Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!! Kërcet shumë llogjika”-shkruan ai.
Postimi i Manjanit
Një proces që po fshin të vërtetën.
————-
Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.
Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…
Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).
Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.
Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!
Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.
Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
2. A kishte një projekt, platform apo program?
3. Kush e drejtoi këtë proçes?
4. Kush ishin kultivuesit?
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
6. Kush e mblillte Produktin?
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?
9. Cila ishte veprimtaria urdhër-dhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?
Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.
Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!
Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!
Kërcet shumë llogjika.
Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst.
Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!
Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.
Kjo është e pa pranueshme!
E poshtër madje!
Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



