E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Majnani : Qeveria e shokut Adil vijon rrjepjen …
Lajme

Ish-ministri Majnani : Qeveria e shokut Adil vijon rrjepjen …

“Teatri absurd dhe çmimet e bord-ellos”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar situatën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ndërsa ne “konsumojmë” teatrin aburd “AliBasha mbi platofmë”, qeveria vijon rrjepjen.

“Ndërkohë që konsumojmë teatrin absurd “AliBasha mbi platofmë”;

Shohim komedi me titull “kush është president”;

E thyejmë me reklamën “Putin apo Zelenski”;

Shohim edhe filmin “Zbriti Rama nga Avioni”;

Po skeçi “Gjekmarku n’Amerikë”?! I bukur shumë…

Qeveria jonë ndërkohë vijon rrjepjen e popullsisë që sheh teatro aburdë!!!!

Shton të ardhurat në buxhet megjithse konsumi është i trembur.

Çmimet e bord-ellos, vijojnë të jeqin para nga xhepi jonë për ti çuar në arkën e qeverisë. Aty pastaj i terezisin mjeshtrat…

Ne na rroftë qeveria!

Prodhojmë naftë, por naftë nuk kemi,

Prodhojmë energji, por nuk kemi,

Prodhojmë në bujqësi, por ushqime skemi,

Prodhojmë lajme, por të reja skemi,

Prodhojmë kritika, por opozitë nuk kemi,

Ama kemi qeverinë më të mirë në botë!!!!

E kemi të fortë si të shokut Adil…

V.F.L.P”-shkruan Ylli Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.