E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri Manjani këshillon Ilir Metën: Duhet ta dekretojë Sandër Lleshin, kushti i vetëm që…
Politikë

Ish-ministri Manjani këshillon Ilir Metën: Duhet ta dekretojë Sandër Lleshin, kushti i vetëm që…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook, ka këshilluar Ilir Metën për të dekretuar Sandër Lleshin si Ministër i Brendshëm.

sander lleshi - gjeneral_bthmb

Manjani shkruan se Meta duhet ta dekretojë Lleshin, por “duhet sqaruar nëse i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës. Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër”.

 

“Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rrjeshta në tweetter. Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin “nuk më bind” ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rrjeshta”, shkruan Manjani.

 

POSTIMI I PLOTË

Një këshillë e pakërkuar.

Po të më dëgjojë, këshilla ime për Presidentin e Republikës është ta dekretojë Sandër Lleshin.

Kushti i vetëm që duhet sqaruar është i plotëson apo jo kushtet e neneve 70 dhe 103 të Kushtetutës. Dmth është apo jo ushtarak aktiv që e bën Sandrin të pamundur të emërohet ministër.

Po u sqarua kjo gjë mundësisht publikisht, Sandri duhet dekretuar.

Çdo qëndrim tjetër e kompromenton rolin kushtetues të Presidentit. E përsëris të zyrtarit të vetëm që ende flet e sillet në bazë të Kushtetutës.

Mosdekretimi i parë ishte i duhuri, qoftë dhe për ti dhënë një shpullë arrogancës së Kryeministrit që shkarkon e propozon ministra me dy rrjeshta në tweetter.

Ai mund të tallet me vartësit e tij, por jo me Presidentin e Republikës! Ndaj ai mosdekretim, qoftë dhe me motivin “nuk më bind” ishte i duhuri, pikërisht për faktin se nuk propozohet ndryshimi i ministrave me dy rrjeshta.

Vetë Kryeministri, përtej sjelljes prej zuzari jo zyrtari, më në fund ka dërguar një relacion spjegues. Pra e ka hequr tullën e arrogancës ku kishte hipur.

Tani mbetet për të verifikuar ka apo jo pengesa kushtetuese. Nëse pengesa nuk ka ose bien, gjykoj se Presidenti duhet ta dekretojë.

Nuk ka pse të lihet asnjë shije e pakëndshme në publik.

Këtu nuk është fjala për qeverinë po për shtetin.

Ndërkohë analiza politike dhe media duhet çliruar nga ky debat, për t’u fokusuar tek gjëra të tjera më të rëndësishme si Borxhi, investimet, korrupsioni, dhunimi i te drejtave ndaj shtetasve, varfëria e papunësia, arësimi e shëndetësia.

Ka halle më të mëdha ky vend, me të cilat nuk po merret ASKUSH!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.