E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-ministri thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Cilat janë arsyet e transfertës masive të refugjatëve?
Publik News

Ish-ministri thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Cilat janë arsyet e transfertës masive të refugjatëve?

Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruçi

Ish-ministri i LSI-së Edmond Panariti i bën thirrje presidentit Ilir Meta të mbledhë këshillin e sigurisë lidhur me lëvizjen masive të refugjatëve nga Turqia drejt vendeve të Ballkanit.

Panariti thotë se Këshilli i Sigurisë duhet të diskutojë për arsyet e kësaj transferte masive.

Reagimi i plotë i Panaritit:

Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar!

Populli shqiptar e ka per traditë mikpritjen dhe strehimin e te huajve ne nevoje dhe te kercenuar ne vendet e tyre! Kjo dihet!

Po ashtu vendi, besoj i ka permbushur dhe madje tejkaluar detyrimet ne perballjen e krizave humanitare, madje shumë me teper se vende te fuqishme pereth.

Dua të perqendrohem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me komplekse se kaq.

Separi duhet qe Keshilli i Sigurisë Kombëtare të njihet me hollesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh?

Perse?

Po rendit disa arsye :

1. Ka mjaft studime qe deshmojne se refugjatet nga zonat e luftes, mbartin rrezikun e destabilizimit te vendit prites . Kjo mund te vije ne formen e aktivisteve politike te cilet mund ta perdorin vendin si baze riorganizimi te rezistencës.

2.Vendi prites mund te shndërrohet ne strehim luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese.

3. Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet te njihet me koheqendrimin e refugjateve dhe hollesite e fatit te tyre afat mesem dhe afat gjatë.

Eshte urgjente që Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë te shqyrtojnë dhe shprehen per kete ceshtje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.