Ish-polici u vra në sy të bashkëshortes
U ekzekutua me 6 plumba ish-polici, Sokol Çelaj.
Sic shihet edhe në video, makina ku po udhëtonte 58 vjeçari pas atentatit është devijuar, duke përfunduar në një pjesë malore të rrugës.
Ndërsa në xhamin e përparmë të mjetit tip ML kanë mbetur shenjat e plumbave.
Viktima Sokol Çelaj po kthehej në banesën e tij në fshatin Reç të Malësisë së Madhe kur atentatori i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tij.
Vrasësi e ka qëlluar ish policin me 6 plumba, një prej të çilëve e ka prekur në pjesën e sipërme të brinje, afër zemrës. Ai është dërguar në spital, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë autori i ngjarjes, është larguar në këmbë mes kodrave dhe maleve të asaj zone.
Viktima jetonte në Angli ishte kthyer në Shqipëri për pushime më 18 gusht. Gjithashtu ai po riparonte banesën e tij në fshatin Reç.
Mësohet se Sokol Çela ka punuar si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një shtetas me armën e shërbimit.
Ai është akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe ka bërë 6 vite burg. Pas mbarimit të dënimit është larguar në drejtim të Britanisë së Madhe, ku jetonte prej 25 vitesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



