E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-Presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në Kardiologji
Flash

Ish-Presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në Kardiologji

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pas një përkeqësimi të gjendjes së tij shëndetësore.

Sipas burimeve spitalore, Moisiu është paraqitur në QSUT me vështirësi në frymëmarrje dhe është shtruar menjëherë në repartin e Reanimacionit, pranë Klinikës së Kardiologjisë. Ai po mbahet nën kujdes të specializuar dhe monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se parametrat jetësorë të ish-kreut të shtetit janë stabël, ndërsa mjekët e Kardiologjisë ndodhen në gatishmëri të plotë për të ndjekur nga afër ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.