E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-presidenti Nishani:’Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar’
Publik News

Ish-presidenti Nishani:’Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar’

Lulzim Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike. Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më.

Lulzim Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe interesin kombëtar.

Pse Shqipëria dhe interesi kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej Lulzim Bashës?!

Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush t’i dalë përballë e ta rrëzojë!

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabilizimin e të gjithë rajonit dhe po përgatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben si “make up” i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e Lulzim Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste.

Lulzim Basha e ka kthyer PD-në dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së Edi Ramës.

Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i Lulzim Bashës me Edi Ramën në dëm të interesit kombëtar dhe në interes të destabilitetit rajonal.

Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.