Ish-presidenti Trump dënohet nga gjykata për vepra penale
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Zoti Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.
Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.
Zoti Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.
Vendimi për shpalljen fajtor, reagon Trump: Gjyq i montuar, i turpshëm, vendimin do ta japë populli në nëntor
Pas vendimit të Gjykatës Federale për shpalljen fajtor për 34 akuza penale, ka reagua ish-presidenti Trump.
Në një postim në rrjet, Trump thotë se ky ishte një gjyq i montuar dhe i turpshëm, ai ka vijuar më tej duke thënë se vendimin final do ta japë populli në zgjedhjet e nëntorit.
Postimi:
“Kjo ishte një gjyq i montuar, i turpshëm. Vendimi i vërtetë do të jetë 5 Nëntori nga populli”.,- ka thën Trump.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



