Ish-prokurori: Skandali i Gjicit, më shumë se vepër penale
Prokurori Shkëlqim Hajdari ka shprehur bindjen se në Shqipëri nuk do të ketë më problem për të çuar zyrtarë të lartë para drejtësisë. Ai komentoi ngjarjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në News24. Hajdari foli për lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, dhe skandalin e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit, Safet Gjicit. Ai gjithashtu pohoi se prokuroria nuk ka pengesë për të hetuar veprimtari të tjera të Dakos dhe se është i bindur se SPAK do të jetë histori suksesi në Shqipëri. Hajdari gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit në administratë dhe nevojën për rregullime ligjore për të adresuar këtë problem.
Rasti i kryebashkiakut të Kukësit, për hir të masës që mori, nuk ka rëndësi kualifikohet në vepër penale apo jo. Për mua është më shumë se një vepër penale”, u shpreh Hajdari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



