E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-shefi i  policisë që  arrestua sot, ishte kthyer nga Anglia dhe fshihej në banesën e tij në Berat
Lajme

Ish-shefi i policisë që arrestua sot, ishte kthyer nga Anglia dhe fshihej në banesën e tij në Berat

Si u blindua sot fshati Mimias

Të tjera detaje dakin rreth arrestimit të ish-shefit të stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili u prangos sot në Berat. Pas arratisjes së ish-policit në vitin 2017 nga vendi, ku për shumë kohë kishte jetuar në Angli, Bode kishte vendosur që të kthehej në Shqipëri dhe të fshihej në vendin e tij të lindjes, Mimias të Beratit.

Sipas Petovës, në aksionin e sotëm merrnin pjesë forcat Shqiponja, FNSH dhe policia e Beratit, ndërkohë që Bode u arrestua në një banesë në këtë fshat. Po ashtu mësohet se ai ishte i vetëm në banesë në momentin e arrestimit. Kujtojmë se më herët Bode i ka shpëtuar dy operacioneve për kapjen e tij, pasi dyshohet se janë dekonspiruar nga kolegët e tij.

Sokol Bode, i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve dhe i dënuar nga SPAK në muajin prill të këtij viti me 8-vjet burg. Ai u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve. Bode ishte nga 3 ish-drejtorët e Policisë që pritej te arrestohej pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ne vitin 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.