Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy vlonjatët
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim.
Policia njofton se ka kapur e ndaluar shtetasin B. Bulla, 44 vjeç, banues në Bishan, Vlorë. Shtetasin e mësipërm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me burg, për veprën penale “Dhuna në familje”, të parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe R. Ademi, 55 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasin e mësipërm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me burg, për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a/1 të Kodit Penal. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



