E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte “live” në tv, pëson goditje në tru ministri serb
Lajme

Ishte “live” në tv, pëson goditje në tru ministri serb

Ministri i Investimeve Publike në Serbi, Darko Glisić, ka përjetuar një goditje të rëndë në tru gjatë një intervistë live në programin e mëngjesit të Televizionit Pink më 5 gusht 2025.

VIDEO

Në momentin kur ndodhi incidenti, programi u ndërpre menjëherë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar. Sipas burimeve zyrtare, Glisić është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka vizituar ministrin në spital për të shprehur mbështetje dhe inkurajim. Në një postim në Instagram, ai e ka quajtur Glisić “Dare” dhe ka shkruar: “Dare, mbaju fort! Asnjë dorëzim!” Ndërkohë, operacioni për stabilizimin e tij vazhdon, dhe mjekët janë duke bërë përpjekje maksimale për të shpëtuar jetën e tij.

Glisić është një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ka shërbyer si ministër i Investimeve Publike që nga maji i vitit 2024.Ai është gjithashtu një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më besnikë të Presidentit Vučić. Kjo ngjarje ka tronditur skenën politike serbe dhe ka sjellë një reagim të gjerë solidariteti nga kolegët dhe qytetarët

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.