E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte në stadiumin e Peshkopisë po shikonte  ndeshjen e ekipit  të tij Egnatia
Publik News

Ishte në stadiumin e Peshkopisë po shikonte ndeshjen e ekipit të tij Egnatia

Ka ndërruar jetë krejt papritur, në moshën 51-vjeçare, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Ai kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen e qytetit të tij, Egnatia, përballë Korabit vendas.

Gjatë pushimit të ndeshjes, Memolla shtë ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Memomalla ka pësuar infarkt të miokardit.

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Rrogozhinës nën siglën e PS-së në votimet monopartiake të 30 qershorit 2019.

Më herët ai ka mbajtur postin e nënkryetarit në këtë bashki.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.