E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte nisur drejt Gjermanisë, zhduket avioni privat pak pas nisjes nga Spliti në Kroaci
Lajme

Ishte nisur drejt Gjermanisë, zhduket avioni privat pak pas nisjes nga Spliti në Kroaci

Një avion privat me katër pasagjerë në bord është zhdukur këtë të diel në Kroaci, pak pasi u ngrit për fluturim drejt Gjermanisë. Aeroplani humbi kontaktet me kullën e vrojtimit në veri të Rakovicës.

Lajmi u konfirmua nga drejtori i mbrojtjes civile në Ministrinë e Brendshme të Kroacisë, i cili njoftoi më herët përmes një komunikate se aeroplani i cili që po largohej nga Spliti ishte zhdukur.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, citohet të jetë thënë nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

1

Ndërkohë raportohet jozyrtarisht se në aeroplan kanë qenë tre shtetas gjermanë dhe një kroat. Konfirmohet gjithashtu se kontrolli i fluturimit kroat ka pranuar një thirrje për ndihmë nga ana e aeroplanit në fjalë.

Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi në terren për të vijuar kërkimet nga ajri për shkak të motit të keq.

2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.