E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, Bujar Sefa arrestohet në Dubai
Lajme

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, Bujar Sefa arrestohet në Dubai

Autoritetet kanë arrestuar në Dubai Bujar Sefën, person i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Rraja”.

Sefa, i njohur edhe me nofkën “Xaka” dhe me origjinë nga Kruja, ishte shpallur në kërkim më 15 dhjetor 2025, në kuadër të një hetimi të SPAK ndaj një rrjeti kriminal të dyshuar për trafikim të marijuanës dhe kokainës drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ai kishte mundur t’i shmangej arrestimit gjatë një operacioni të mëparshëm policor në fshatin Nojë, ku autoritetet sekuestruan 145 kilogramë hashash si edhe municion luftarak. Pavarësisht kësaj, hetimet ndaj tij vijuan në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Mediat shkruajnë se Bujar Sefa është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane. Në Itali ai është dënuar me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa ndaj tij është vendosur edhe konfiskimi i pasurive me vlerë rreth 346 mijë euro.

Sipas dosjes hetimore, Sefa kishte rol drejtues në aktivitetin e grupit kriminal, i cili merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Nga përgjimet e administruara nga organet e drejtësisë, rezulton se ai koordinonte punëtorët e angazhuar në parcelat e kanabisit dhe mbikëqyrte mbarëvajtjen e aktivitetit të paligjshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.