E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ishte vjedhur në Itali, sekuestrohet mjeti luksoz me vlerë 50 mijë €
Lajme

Ishte vjedhur në Itali, sekuestrohet mjeti luksoz me vlerë 50 mijë €

Një automjet luksoz tip Audi SQ8 është sekuestruar nga policia, pasi dyshohet se ishte vjedhur në Itali dhe ishte futur në Shqipëri me qëllim shitjeje.

Automjeti, me një vlerë rreth 50 mijë euro, u identifikua gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale të ndërmarra në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”, i fokusuar në goditjen e trafikimit të mjeteve të vjedhura jashtë vendit.

Nga verifikimet rezultoi se mjeti ishte raportuar i vjedhur në Itali, ndërsa për këtë rast është proceduar penalisht një shtetas 44-vjeçar, me inicialet V. T., i dyshuar si personi që e ka transportuar automjetin drejt Shqipërisë me synim shitjen.

Operacioni vijon, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: 

Sekuestrohet një tjetër automjet i vjedhur jashtë shtetit, tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro.

Identifikohet dhe procedohet penalisht 1 shtetas, i dyshuar për trafikimin e automjetit të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.

Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 44 vjeç, i cili dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Operacioni “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.