E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ismet Drishti dhe GOMARI i tij dalin xhiro nëpër Tiranë, përplasen me policinë te liqeni: E kam kafshë shoqërimi…
Lajme

Ismet Drishti dhe GOMARI i tij dalin xhiro nëpër Tiranë, përplasen me policinë te liqeni: E kam kafshë shoqërimi…

Një nga emrat më të njohur në Shqipëri për kamerat e fshehta, Ismet Drishti, ka realizuar një tjetër video në rrugët e Tiranës, ku shihet duke shëtitur me gomarin e tij.

Drishti vendosi që të shkonte për shëtitje së bashku me gomarin e tij nga parku i liqenit artificial, por aty janë përplasur me policinë, të cilët nuk i kanë lejuar.

Efektivët e policisë i thanë që hyrja për te parku i liqenit është e ndaluar, por Drishti nuk hoqi dorë, duke iu thënë se policët ishin pa mjet identifikimi si punonjës të policisë.

Në një moment njëri nga policët i tha se do e shoqëronte, por Drishti reagoi dhe i tha të mos e prekte me dorë, ndërsa gjakrat u nxehën edhe më shumë.

Vetëm kur erdhi një efektiv police me mjete identifikimi, atëherë Drishti u qetësua, ndërsa i tha policëve se gomari ishte kafsha e tij shoqëruese, ashtu siç të tjerët përdorin qen, mace, peshk…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.