Itali/ 28 vjeçari shqiptar vret veten në burg ditën e arrestimit
Një 28-vjeçar shqiptar ka vrarë veten në burgun Forli, Itali. Sipas mediave italiane shtetasi shqiptar i cili ishte i pastrehë ka varur veten në qelinë e burgut ditën që ai ishte arrestuar pasi i duhej të vuante një dënim me 2 vjet burg.
Vrasja e shqiptarit ka tronditur autoritetet italiane pasi kjo është vetëvrasja e shtatë në Emilia-Romagna në vitin 2022 dhe e gjashtëdhjetë e dyta në vend. Përgjegjësi rajonal për të burgosurit , Roberto Cavalieri tha për mediat:
Përballë tragjedive si këto, duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi t’i kundërvihemi një fenomeni gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat vendore ku ndodhen burgjet duhet të kontribuojnë në luftën kundër fenomenit vetëvrasës të të burgosurve, duke caktuar gardianë aty ku ende mungojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



