ITALI /Çifti shqiptar kapet me 15 kg kokainë
Të arrestuarit raportohet se janë 32 dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet e ditur. Makina me të cilën udhëtonin u ndalua për kontroll rutinë në dalje të autostradës në “Scandicci” (Firence).
Të dy dhanë dëshmi kontradiktore lidhur me destinacionin dhe shfaqën shenja nervozizmi, kështu u shoqëruan në polici. Gjatë kontrollit të makinës me të cilën lëviznin para se të ndaloheshin nga policia, u gjetën 15 kg kokainë. Droga ishte e fshehur në një hapësirë të krijuar rishtazi në motorin e mjetit.Të dy u dërguan në paraburgim në Sollicciano. Dyshimet janë se çifti bënte rolin e korrierëve të drogës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



