E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/Goditet banda e drogës me 13 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Lajme

Itali/Goditet banda e drogës me 13 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Karabinierët e Veronës në Itali, gjatë një operacioni të nisur në orët e para të mëngjesit, kanë arrestuar 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar në cilësi të ndryshme, si drejtues të një trafiku të gjerë lëndësh narkotike në bashkitë e Valpolicellës dhe në provincën e Veronës.

Me këtë rast është urdhëruar edhe sekuestrimi parandalues i një restoranti të njohur, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, që besohet se është vend furnizimi dhe shpërndarje për lëndën narkotike.

Hetimet kanë zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve që çuan në arrestimin në flagrancë të 5 personave. Operacioni është ende në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.