Itali/ Policia sekuestron 5.3 ton kokainë dhe vë në pranga edhe 1 shqiptar dhe 4 italianë
Zyrtarët e Guardia di Finanza kanë ndërmarrë një veprim të rëndësishëm kundër trafikut të drogës, duke zbuluar dhe sekuestruar një sasi masive prej 5.3 tonësh kokainë me një vlerë prej rreth 850 milionë euro. Tentativa për të transportuar këtë ngarkesë të madhe kokaine drejt Italisë u bë me anë të një peshkarexhe. Sipas mediave italiane, gjatë kësaj operacioni janë arrestuar pesë persona, ku njëri prej tyre është një shtetas shqiptar, i identifikuar si E.LL., 35 vjeç.
Në pranga janë gjendur edhe shtetasit Vincenzo Catalano, një 35-vjeçar nga Kalabria; Kamel Thamlaoui, 54 vjeç, dhe Sami Mejri, i cili ka prejardhje nga Tunizia, si dhe Yanis Malik Bargas, një 19-vjeçar francez. Policisë italiane iu desh të kryente kontrolle të thella për të gjetur këtë ngarkesë të fshehur në një dhome.
Kjo sasi e madhe e konainës, e gjetur dhe e konfiskuar në këtë operacion, besohet se synonte të furnizonte tregun sicilian dhe edhe atë kombëtar. Është vlerësuar se ky është një prej konfiskimeve më të mëdha të kokainës në botë, duke iu dhënë një goditje të rëndë trafikut të drogës dhe kriminelëve që janë përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



