E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali/700 kg drogë, edhe dy shqiptarë në pranga
Lajme

Itali/700 kg drogë, edhe dy shqiptarë në pranga

Zbardhen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar këtë të hënë në Itali, gjatë operacionit të koduar “Bogota”. Siç raportojnë mediat italiane, në pranga janë vënë Ervin Luja dhe Majius Muca, përkatësit 38 dhe 29 vjeç.

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës përmes Adriatikut. Gjatë aksionit policor në Brindizi, katër persona u arrestuan si pjesë e një rrjeti të gjerë të drogës. Dy prej tyre janë shqiptarë dhe dy italianë.

Mediat italiane raportojnë se 51 persona akuzohen nga Prokuroria si të përfshirë në këtë organizatë kriminale.

Disa prej tyre janë arrestuar kohë më parë gjatë operacioneve të ndryshme. Grupi kriminal trafikonte hashash, kokainë dhe heroinë. Organizata ishte e ndarë në disa grupe njerëzish, të cilët kanë role të përcaktuara. Ata kanë kontrollin e tregut në Lombardi, Emilia Romagna, Toscana, Sardenja, Basilicata, madje dhe në Belgjikë, ku blinin sasi të mëdha kokaine dhe më pas i shpërndanin në qytetet italiane

 Nga hetimet është zbuluar gjithashtu se kjo organizatë kishte mbështetje logjistike nga grupet e tjera kriminale që ndodhen në Shqipëri, me të cilat bashkëpunojnë. Bandat në vendin tonë, bënin të mundur gjetjen e mjeteve për transportin e drogës dhe skafistët.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar rreth 700 kilogramë drogë: 600 marihuanë, 32 kg heroinë, 21 kg hashash dhe dy kg kokainë. Janë sekuestruar gjithashtu edhe mjeti që janë përdorur për transportin e drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.