Iu bashkua Sali Berishës/ Belind Këlliçi e pranon: Kam qenë disa herë në ambasadën amerikane
TIRANË – Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa në axhendë është edhe shkarkimi i kryetarit të partisë.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili ka dalë hapur në mbështetje t ëish-kryeministrit pranoi në emisionion OPEN në Top Channel se është thirrur disa herë në ambasadën amerikane, por nuk i janë vendosur kushte.
“Kam qenë disa herë në ambasadën amerikane. Kam qenë në kontakte të shpeshta dhe vijoj t’i kem kontaktet me ambasadën amerikane. Por askush nuk më ka vënë kushte, apo presionuar.Askush nuk është kundër zbatimit të statutit dhe mbledhjes së organizmave të partisë në mënyrë zyrtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



