E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë Mihal Mërkuri
Lajme

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë Mihal Mërkuri

Një i dënuar i sigurisë së lartë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për Mihal Mërkurin, i cili po trajtohej në Reanimacionin Qendror pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer një ditë më parë.

Sipas të dhënave, vdekja ka ndodhur rreth orës 04:35 dhe dyshohet se është shkaktuar nga arresti kardiak, i shoqëruar me hemorragji në kokë. Mërkuri ishte shtruar në QSUT mbrëmjen e 18 janarit, rreth orës 20:21, pasi kishte shfaqur komplikacione serioze shëndetësore dhe ishte futur menjëherë në sallë operacioni për shkak të një hemorragjie të brendshme.

I ndjeri, i lindur më 25 janar 1979 në Sarandë, vuante një dënim prej 10 vitesh burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai ishte ekstraduar nga Greqia në qershor të vitit 2023 dhe fillimisht ishte vendosur në institucionin e vuajtjes së dënimit në Korçë, ndërsa në shkurt të vitit 2025 ishte transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel.

Autoritetet bëjnë me dije se për rastin po ndiqen të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji, ndërsa rrethanat e plota të vdekjes po dokumentohen nga strukturat përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.