Ivanka Trump nxjerr pamjet nga parajsa shqiptare: Zvërnec, det dhe Sazan
Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale momente nga vizita e saj në jug të Shqipërisë, konkretisht në zonën e Zvërnecit dhe përgjatë vijës bregdetare të Vlorës.

Në postimet e shpërndara në Instagram, Ivanka Trump ka ndarë foto dhe video që nxjerrin në pah peizazhin natyror të zonës, detin, gjelbërimin karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Materialet vizuale shoqërohen me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”, duke i dhënë postimeve një notë simbolike dhe kulturore.

Ajo qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës, ndërsa mbrëmjen e kaluar u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Takimi mes tyre nuk ishte i vetmi, pasi Rama dhe Ivanka Trump u panë së bashku edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ku darkuan në praninë e delegacionit që e shoqëronte.

Të mërkurën në mbrëmje, Ivanka Trump zhvilloi gjithashtu një takim informal me kryeministrin Rama në zonën e Ujit të Ftohtë. Më pas, ata darkuan në një restorant në Orikum, ku ishin të pranishëm edhe rreth 60 arkitektë.

Ivanka Trump mbërriti në Shqipëri dy ditë më parë, e shoqëruar nga një grup arkitektësh, në kuadër të një projekti për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së Zvërnecit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



