Izolohet dhe pjesa tjetër e vendit, Rama: Nga e diela ndalohet qarkullimi në Vlorë-Fier-Lushnje, në Shkodër-Lezhë dhe Elbasan-Korçë
Kreyministri Rama ka njoftuar pak më parë dhe izolimin e pjesës tjetër të vendit, në kuadër të planit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Rama njoftoi se nga e diela do ndalohet qarkullimi edhe në rrugët nacionale Vlorë – Fier – Lushnje, Shkodër – Lezhë dhe Elbasan –Korçë. Në këto akse do të qarkullojnë vetëm kategoritë e mjeteve që kanë qarkulluar sot në qytetet e izoluara si Tirana dhe Durrësi.
“Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë ndalohen aktivitet tregtare nga nesër, lokalet dhe mjediset e mbyllura. Nga dita e diel në 06:00 do të ndalohet jo vetëm qarkullimi brenda po edhe në rrugët nacionale që lidhin Vlorën me Fierin, Fierin me Lushnjen dhe Shkodrën me Lezhën, pra perimetri i mbrojtjes do të zgjerohet dhe do të ndalohet qarkullimi mes Elbasanit dhe Korçës. Në perimetrin e blinduar do të këputen lidhjet mes këtyre qyteteve për autobusët, apo makinat private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara brenda perimetrit Tiranë-Durrës”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, për kompanitë që kanë punëtorë, duhet të sigurojnë nga e hëna transportin e tyre dhe të akreditohen në emailin e Policisë Rrugore.
“Kompanitë ditën e hënë duhet të sigurojnë transportin e punonjësve të tyre të akredituar apo mjetet e punonjësve. Edhe punonjësit e administratës duhet të sigurohen që të pajisjen me kartelën identifikuese”, shtoi kryeministri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



