Izraeli tjetër sulm befasues, pas Biperëve shpërthejnë radiot e dorës të anëtarëve të Hezbollahut
Një tjetër sulm befasues kë ndodhur në Liban, pasi këtë herë kanë shpërthyer radiot e dorës të anëtarëve të Hebollahut.
Sipas Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë dhe burime sigurie, pajisjet e komunikimit të përdorura nga Hezbollahu kanë shpërthyer në periferitë jugore të Bejrutit.
Shpërthimet, me fuqi të kufizuar ndodhën në pjesë të ndryshme të periferisë së Bejrutit. Të paktën një nga shpërthimet e dëgjuar ndodhi pranë një funerali të organizuar nga Hezbollah për të vrarët dje.

Shpërthimet e së mërkurës në Bejrut vijnë 24 orë pas shpërthimeve të biperëve, duke lënë të paktën 12 të vdekur dhe afro 2800 të plagosur.
“Njerëzit ishin të mbuluar me gjak. Kishte gjak në një makinë. Një i ri po vraponte dhe ishte shumë i stresuar. Ai tha se një radio dore shpërtheu. Njerëzit e Hezbollahut mblodhën më pas të gjitha pajisjet dhe po i hiqnin bateritë prej tyre”, ka rrëfyer gazetarja e Sky News.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



