E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja çfarë moti parashikohet për 10 ditëshin e parë të Gushtit
Publik News

Ja çfarë moti parashikohet për 10 ditëshin e parë të Gushtit

Edhe pse me temperatura të larta, e premtja dhe fundjava parashikohet të ketë kthjellime dhe shtim të vranësirave.

 

Sinoptikania Adiola Bani tha në një lidhje për Neës24 se e shtuna do të jetë më shumë prezencë të vranësirave dhe pasditja do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Fundjava në zonat bregdetare do të mbetet me kthjellime, pa prezencë reshjesh.

Temperatuat tha meteorologia do vijojnë të mbeten të larta jo vetëm sot por dhe gjatë fundjavës.

Vlerat e termometrit do të jenë në mëngjes minimalet 19-20 gradë celcius dhe maksimalet gjatë ditës do arrijnë në 39-40 gradë.

E diela dhe fillimi i javës do të ketë kthjellime në territor.

“E marta ka zhvillim të vranësirave në mesditë me rrebeshe shiu e do sjellë dhe freskimin e motit, ku temperaturat do zbresin në maksimalet e tyre deri në 35-36 gradë. Nga e premtja e javës që vjen, do kemi sërish rritje të vlerave termike, ku maksimalet do shkojnë edhe mbi 36 gradë dhjetëditëshin e parë të muajit gusht”, tha sinoptikania.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.